Aktori Robert Ndrenika në spital, mjekët: Duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër
Artisti i Popullit, aktori i madh Robert Ndrenika pas problemeve me zemrën është shtruar në spital për mjekim. Ai ka shkruar vetë në urgjencë, pasi nuk është ndjerë mirë e ka pasur një gjendje dobësie.
Mësohet se Ndrenika, 73vjeçar po mjekohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe sipas mjekëve, ai ka domosdoshmëri ndërhyrjen kirurgjikale. Mjeket kanë vleresuar se aktorit i duhet te kryeje nje bypass në zemer. Ai po ndiqet nga shefi i kardiologjisë në QSUT, Artan Godo.