Aktorja kryesore e “Fatmagyl” tërhiqet nga kinemaja

Aktorja 30-vjeçare është e martuar me këngëtarin turk të muzikës Kenan Dogulu. Vendimi për të pezulluar bashkëpunimin për këtë sezon, aktorja e cilëson si diçka të nevojshme, pasi vlerëson si me të rëndësishme familjen sesa karrierën artistike.

Sipas mediave turke, çifti pret të bëhet me fëmijë. Deklaratave që familja e bashkëshortit dëshironte të bëhej me djalë, ajo iu përgjigj: “Sido që të jetë fëmija, do jetë një pjesë e shpirtit tonë”. Saat u fejua me këngëtarit në muajin janar të vitit 2014. Ndërsa martesa me 29 qershor çifti zhvilloi dasmën në Los Angelos të SHBA-ve.

Beren Saat cilësohet si një ikonë e kinematografisë turke. Ajo ka marrë rreth 25 çmime si aktorja më e mirë në serialet të ndryshëm dhe është vlerësuar për performacën dhe karakteret që ka sjellë. Së fundmi, veç kinemasë turke, ajo është angazhuar dhe në disa seriale amerikane. Ndërkohë që ishte protagonistë, së bashku me Monica Bellucin në filmin Rhino Season.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roli i saj që është vlersuar më shumë nga kritika, jo vetëm në Turqi, është ai i personazhit kryesor në “Fatmagyl”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blerta Krapja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?