Akull në Kinë, festivali hap dyert e botës magjike (FOTO)

Qyteti i famshëm i akullit në Kinë, Harbin, hapi dyert për vizitorë nga e gjithë bota të premten, kur nisi festivali ndërkombëtar i borës dhe akullit. Nën tematikën “kopshti i dëborës, bota fantastike”, josh vizitorët me skulpturat gjigante të akullit, ku kryefjalë është fantazia, e gjithashtu me aktivitetet e shumta në borë.

Efektet e dritave led të kontrolluara në mënyrë kompjuterike po përdoren për të animuar me ngjyra e dizajne skulpturat mbresëlënëse të akullit. Temperatura atje mund të zbresë nën -30 gradë celsius.

Rreth 10 mijë punonjës ndihmuan në krijimin e kësaj bote gjigante, e cila mbulon një sipërfaqe sa 84 fusha futbolli në një park pranë lumit Songhua. Më herët gjatë javës artistët u mblodhën për të bërë modifikimet e fundit në krijimet e tyre, disa prej të cilave u ngjajnë personazheve të famshme historike e atraksione të tilla si Tempulli i parajsës në Pekin e Sheshit të Kuq në Moskë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I vlerësuar si festivali më i madh dimëror në botë, aktiviteti vjetor në provincën verilindore të Heilongjiang zhvillohet që prej 1983-shit dhe tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit. Ai zgjat deri në 28 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?