Akuzohet për përdhunim, Stallone hedh në gjyq ‘viktimën’ e krimit

Edhe Sylvester Stallone sapo u përfshi në një valë akuzimesh seksuale nga një grua e identiteti i së cilës nuk është bërë publik.

Ajo ka akuzuar aktorin e famshëm për përdhunim që sipas saj ka ndodhur në vitin 1990 kur ai ishte në xhirimet e një filmi. Ngjarja e rëndë thuhet se ka ndodhur në zyrën e tij në Santa Monica ku Sylvester ka dhunuar e përdhurnuar gruan.

Autoritet përkatëse menjëherë janë vënë në lëvizje për të zbardhur ngjarjen e për të zbuluar të vërtetën. Ata po shqyrtojnë të gjitha veprimet e aktorit në këto 20 vite për të gjetur të dhëna. Edhe vetë ylli i “Creed” ka reaguar duke thënë se ai ka kaluar 3 ditë nën shoqërinë e të panjohurës në vitin 1997 në Izrael gjatë xhirimeve të një filmi jo në vitin 1990 siç ka treguar ‘viktima’ në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

71-vjeçari ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat e gruas anonime duke i quajtur qesharake ndërkohë që ka vendosur ta çojë çështjen në sallat gjyqsore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?