Al Bano dhe Romina Power sërish bashkë pas 20 vjetësh
Çifti u nda pas zhdukjes së mistershme të vajzës së tyre, Ylenia Carrisi, në vitin 1994 në SHBA në qytetin e Nju Orleans.
“Tani jemi bërë sërish miq”, tha sot Power për revistën “Stern”. “Është një ndryshim i këndshëm në jetën time, një lloj ‘happy end”.
Ish-dyshja e këngëtarëve, që pati shumë famë në Evropë nga mesi i viteve 1970 deri në vitet 1990, kënduan për herë të parë bashkë, pas shumë kohësh, vitin e kaluar në një koncert në Moskë, por ishte ende e paqartë nëse ky rifillim i marrëdhënieve ishte thjesht profesional apo diçka më shumë.
Power tha se mbetet e bindur se vajza e saj, që u zhduk në moshën 23 vjeçare në një hotel të Nju Orleans-it, ishte ende gjallë.
Ylenia ishte një nga katër fëmijët e çiftit. Al Bano kërkoi që ajo të deklarohej e vdekur në vitin 2013, një vendim të cilit Power iu kundërvu fuqishëm.