Al Pacino: As mua e as Marlon Brandon nuk donin të na angazhonin te “Kumbari”
Qysh moti dihet se atëherë i panjohuri Al Pacino e ka marrë rolin krahas rivalëve shumë më të fortë Jack Nicholson, Robert Redford, dhe Warren Beaty, e madje edhe Robert De Niros që po ashtu ishte mjaft i panjohur.
Aktori i njohur tani e ka zbuluar se angazhimi i tij në këtë film ka qenë në kundërshtim me dëshirat e Warner Brothers, të cilët kanë dashur një yll tashmë të spikatur.
“Unë doja të angazhohesha te Kumbara, Nuk kam ditur cfarë po ndodh. Mendoja se si do ta luaja këtë. Askush nuk më donte aty, pos Copola’s, për të cilin asokohe mendoja se ngapak është i çmendur. Ai më donte vetëm mua. Unë edhe i pata thënë ‘Francis, cka je duke bërë, nuk po më duan’. Në studio thonin ‘kush është ky fëmijë, cfarë po shihni tek ai” ka thënë Pacino për magazinën ‘Loaded’.
Copola e kishte hetuar Pacinon në rolin e një tinejxheri narkoman në shfaqjen “ A bart tigri kravatë” për të cilën ka marrë një cmim.
“Më ka parë në atë shfaqeje, unë fitova një Tony( cmim) dhe thjesht i kisha pëlqyer. Më duhet të them se kam pasur shumë fat, sepse ai, një njeri i madh më donte pikërisht mua. Mendova që e humba punën. Ata nuk e donin as Brandon” ka thënë Pacino.