Alarmi: Bota mbetet pa çokollatë pas 40 vitesh

Planeti rrezikon të mbetet pa çokollatë pas 40 viteve, sipas parashikimeve të disa specielistëve, që vlerësojnë se drurët e kakaos do të japin betejë për t’i rezistuar temperaturave më të nxehta.

Druri i kakaos mund të zhvillohet në vendndodhje të caktuara në dy hemisferat. Për të dhënë frute, drurit i duhet igrasi dhe shumë shi. Këto kushte, nuk jemi të sigurtë, nëse do të përmbushen në 30 vitet e ardhshme.

Specialistët parashikojnë rritje të temperaturave me 2,1 gradë celsius nga grohja e planetit. Sipas Administratës Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës, kushte të tilla do të ndikojnë bimët dhe industrinë e çokollatës në mbarë botën. Shkencëtarët konsiderojnë se nuk do të rriten rreshjet e shiut, gërshetuar me rritje të temperaturës, për pasojë do të kemi mungesë igrasie.

Rajonet ku prodhohet kakaoja do të transferohen drejt zonave malore, në zona që sot cilësohen si natyrë e egër. Siç njoftojnë mjetet e informacionit, në vende si Gana apo Bregu i Fildishtë që prodhojnë më shumë se gjysmën e çokollatës në nivel global, qeveritë do të duhet të enden mes dilemës, nëse do të vazhdojnë të mbështesin globalisht prodhimin e çokollatës, apo të shpëtojnë ekosistemet në glob.

Në të njëjtën kohë, çokollata përbën një produkt të konsumit të gjerë në planet. Për pasojë, nevojitet prodhim i madh në sasi, për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut.

SHKARKO APP