Alban Skënderaj këndon me shpirt sepse këndon shpirtin…

Nga Përparim Kabo

Mund të ndjehesh bosh kur mendon se gëzimi nuk do të jetë me ty…Mund të ndjehesh trisht kur mendon se gëzimi nuk i takon shoqërisë ku fati të ka caktuar të jetosh…Mund të ndjehesh i braktisur kur ty dhe shoqërisë i mungojnë frymëzimet qoftë edhe ato më të kudotakuarat, të gjërat si psh këngët e kohës tënde…Kur kujtoj rininë e hershme kam se ç’të them…Rita Vakon, Anita Taken, Vaçe Zelën dhe më tej shumë këngëtarë burra gra e vajza… që edhe me aq pak muzik e zbusnin shpirtin e njeriut dhe na bënim të takonim gëzimin
…Koha e tranzicionit po zgjatet ca si shumë dhe vuajtja më e madhe është jo vetëm kohë e vrarë por mbi të gjitha mosdefinimi… i saja. Ndaj mendoja se shpirti ishte edhe ai jo fort i strkturuar shpesh i ushqyer me fast food kulturor…Here herë këngët e kësaj kohe më bënin të ndjeja një mosikje nga e keqja se sa një hyrje në shtëpinë e frymëzimit
…Por ja koncerti live i ditës së premte me kanta-Autorin Alban Skenderaj(nuk e di po dua ta lexoj disi më në gen emrin Alban-Aleksandri, duket më shqip) më dha një entuziazëm që nuk e prisja… Disa prej këngëve të tij i njihja, i kisha dëgjuar dhe kishin bujtur në shtëpinë time muzikore brenda meje…Koncerti i tij më rezervoi diçka tjetër…Atje e pash nga afër edhe si njeri. Serioziteti se si e kishte kuruar veten, skenën, bendin muzikor dhe një pjesë të orkestrës simfonike të RTSH…dritat dhe ngjyrimin meocional të tyre…komunikimi që mbushte pauzat tregoi si Albani ishte i vërtetë…njerëzor dhe larg distancimit…Ai ishte një nga ne që kishte vendosur të këndonte
…Albani këndon me shpirt sepse këndon shpirtin…
Ai përcjell çka krijon dhe krijon çka ndjen dhe ndjen çka ndodh brenda tij e jashtë tij, në imagjinatën e tij dhe në imagjinatën e asaj. Me këngët dhe tekstet ky artist është një biograf muzikal i kohës së tranzicionit, një muzikolog shqiptar, i vërtetë dhe vetvetja. Kjo ka shumë rëndësi, së paku për mua…Tekstet e tij janë të thjeshta por janë të thella, shpesh janë të thella por janë të qarta të kuptueshme janë muzikale dhe dinë të ndërtojnë një fonetikë rezatuese që tejkalon fjalën e cila në vetvete ka brenda shpirtin sonorik…Në një moment vajza ime që e kisha në krah dhe që ishte përfshirë e tëra më tha në vesh…Po të pëlqen? Shumë shumë shumë i thash! Oh po pse, ajo e di që unë e gjej thellë atë që dua të them dhe e tregoj që e fshehta të mos humbi. Jam shumë i gëzuar që e gjithë salla e ndjek, e do ja këndon këngët…Kemi fituar një gjeneratë që më dukej e humbur…Mos harro edhe një këngëtar tejet popullor mund të mbaj gjallë jetën, besimin dhe shpresën. Dhe Alban Skënderaj e fitoi bastin! Unë se njoh personalisht, ndaj as e kam takuar ndonjëherë…mbase dhe asnjëherë nuk do ndodhi…fati është i tillë që udhëtimet njerëzore kanë itineraret e tyre…por në këtë concert ai tregoi se është artist, është shqiptar dhe ka krijuar kujtesën muzikore kolektive në një perjudhë tejet të ngarkuar të shoqërisë sonë…Muzika muza e parë…po ajo mund ta shpëtojë botën sepse në Antikitet thuhej se pa muzik nuk ndërtohen dot qytetarët…!

SHKARKO APP