‘Albania’ në Kolumbi, disko e famshme në Santa Marta

Binesi shqiptar nuk ndalet, kësaj here duket se ka shkuar deri në Kolumbi e jo vetëm për banane apo…..Lidhjet e Shqipërisë me Kolumbinë e largët duket se nuk janë vetëm import-eksport bananesh.  Në Shqipëri emri Kolumbi lidhet menjëherë me fjalën “kokainë”.

Shteti amerikano-latin dhe shqiptarët duket se tashmë kanë krijuar një lidhje të fortë. Këtë e tregon edhe hapja e një diskoje tashmë të famshme në Santa Marta, një qytet të madh bregdetar në veri të vendit. Ajo mban emrin “Albania Disco” dhe ka ruajtur simbolet dhe identitetin shqiptar.

Në foto shihet se si stafi mban bluza që kanë të stampuara simbole shqiptare shkruan bota sot. Në muret e diskos bien në sy këto shqiponja.  Thuhet se ajo është e famshme në zonë dhe mjaft e frekuentuar.

SHKARKO APP