Album me Justin Bieber e J Balvin, Elvana Gjata, pjesë e një bashkëpunimi

Pas shkëputjes nga Flori Mumajesi dhe grupi i tij, Elvana Gjata ka bërë hapa të mëdhenj, si në muzikën në Shqipëri me albumin shumë të suksesshëm të prezantuar pak kohë më parë, por edhe me bashkëpunime të huaja.

Dy ditë më parë ajo prezantoi këngën më të re “Off Guard”, e cila po rezulton mjaft e suksesshme pavarësisht se fansat e saj shqiptarë këmbëngulin që ajo të këndojë shqip.

Por kur nuk kanë kaluar as dy ditë nga kënga, ajo dje prezantoi “bombën” e cila padyshim që do të bënte krenar çdo këngëtar në bote.

Elvana Gjata do të jetë në albumin e fundit të bashkëpunëtorit të saj, producentit Poo Bear, në albumin e të cilit do të jenë këngëtarë të famshëm si J.Balvin, Justin Bieber, Jennifer Lopez, Zara Larson, Ty Dolla Sign etj.

Bashkëpunimi i Elvanës me Poo Bear quhet “Shade” ndërsa albumi mban titullin “Poo Bear Presents: Bearthday Music” dhe do të publikohet nga 27 prilli.

“Kisha kaq shumë kohë që e mbaja për vete, sa isha gati të shpërtheja! S’mund të isha më e lumtur dhe më e bekuar që jam pjesë e albumit tënd unik!

Faleminderit për gjithë muzikën që më dhe dhe për gjithë ç’ke bërë për mua. Urime Poo Bear”, shkruan Elvana në Instagram.

SHKARKO APP