Alfa Romeo triumfon në konkursin e bukurisë në Kaliforni

Pa dyshim, marka italiane është një pikë referimi në fushën e bukurisë dhe stilit. Të gjitha modelet, pa marrë parasysh kronologjinë, dallohen për dizajnin e tyre të veçantë, tiparet sportive dhe linjat harmonike.

Në konkursin e këtij viti “Pebble Beach Concours d’Elegance 2018” të mbajtur në Kaliforni, që është nga aktivitetet më të famshme në botë,  Alfa Romeo “pushtoi” gjithçka.

Ky konkurs zhvillohet prej vitit 1950 dhe në të marrin pjesë në kryeveprat e makinave botërore.

Për 2018, fjongoja e artë aq shumë e lakmuar që i jepet makinës më të mirë në garë «Best of Shoë», shkoi për Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta 1937.

Ajo arrite të shpallej më e mira në mesin e 209 makinave pjesmarrëse nga 17 vende. Përveç fitores së dekoratës së lartë, 8C 2900B triumfoi në kategorinë e saj dhe ka marrë dy çmime më tepër, «Charles A. Chayne» dhe «J. B. & Dorothy Nethercutt “për makinën më të bukur të mbyllur.

Kjo ishte hera e tretë që Alfa Romeo pushtoi konkurrencën, gjithmonë me versionet e 8C 2900B. Në vitin 1988, çmimin e fitoi një 8C 2900B spider, ndërsa e dyta në vitin 2008, një coupe 8C 2900B.

“Alfa Romeo 8C 2900B Touring ka gjithçka që mund të kërkoni nga një makinë. Shpejtësia, stili. Është një makinë magjike, e cila ndër të tjera, ka një tingull të veçantë “, tha Sandra Button, president i eventit.

SHKARKO APP