Alfred Cako zbulon prapaskenat e vaksinimit të Edi Ramës: Jam 100 përqind i sigurtë që …

Ndër të parët që mori vaksinën pas nisjes së procesit në vendin tonë ishte dhe kryeministri Rama. Por konspiracionisti Alfred Cako vë në dyshim nëse kreu i qeverisë të jetë vaksinuar. I ftuar këtë të enjte në “Abc-ja e mëngjesit”, Cako u shpreh se kreu i qeverisë dhe liderët e tjerë mund të kenë marrë ujë të zakonshëm.

“Këta nuk kanë bërë vaksinë tamam. Rama nuk e ka bërë vaksinën pse e vuri Najada Çomon të parën në Tiranë sepse i bëri nder të madh, ndoqi linjën e plan-demisë. Doli e para dhe mori vaksinën, që mund të ketë marrë ujë të distiluar ose nga ato vaksinat që futen brenda

Duket sikur ka age dhe futet brenda dhe duket sikur ka hyrë në mish. Jam 100 përqind i sigurtë që nuk kanë bërë vaksinë. Edi Rama dhe liderët që dalin nuk kanë bërë vaksinë, ose kanë marrë ujë të zakonshëm.”, u shpreh Cako. 

"Rama nuk e ka bere vaksinen, po na mashtrojne te gjitheve!'', deklarata e forte e Alfred Cakos

/abcnews.al

SHKARKO APP