Aliçka: Çmimi i librave, vështirësi; Ymeri: TVSH-ja e librit ishte në dobi të tij
Publicisti Ylljet Aliçka i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora tha se çmimi i librave mbetet një vështirësi për lexuesit.
Por kjo nuk është pranuar nga kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, i cili tha se TVSH-ja e librit ishte në dobi të tij.
Ylljet Aliçka: Një nga vështirësitë është edhe çmimi i librave. Nuk është më shumë faji i shtëpive botuese mendoj, sesa i politikave. Unë nuk e di se si është taksa e librit, por kam dëgjuar që është rritur.
Petrit Ymeri: Jo, TVSH-ja e librit ishte në dobi të tij. Kishim 20% në blerje dhe 0% në shitje, tani kemi 20% në blerje dhe 6% në shitje.
Ylljet Aliçka: Kam dëgjuar që ankohen.
Petrit Ymeri: TVSH-ja është një tatim që duhet të rimbursohet që të vendosen ekuilibrat. Shumica e botuesve që punojnë rregullisht është gjë e mirë.