“Alien” nga sot në RTV Ora: Shqipëria e parë me sytë e të huajve

Për herë të parë në televizionet shqiptare, në Radio Televizionin Ora prezantohet toka e shqiponjave në mënyrën si e shohin të huajt. “Alien”, pse të huajt duan të jetojnë në Shqipëri ndërkohë që shqiptarët duan të largohen nga toka e tyre. Emisioni më i ri dhe plot risi i këtij sezoni mbërriti dhe nis transmetimin nga e shtuna, 5 tetor. Ai do të transmetohet çdo të shtunë në orën 19:00 në RTV Ora dhe ritransmetimit të dielën në orën 13:00.

Pesë vite më parë Aleksandra Lewis udhëtoi nga Australia drejt Shqipërisë pa e ditur se Tirana do të ishte shtëpia e saj. “Një prej gjërave të para që njerëzit më pyesin është: Nëse ti je nga Australia, çfarë bën këtu? Nëse do thoshin në vitin 2004 kur unë fillimisht vendosa ta vizitoj Shqipërinë, se do kaloja pesë vite të jetës sime këtu nuk do ta kisha besuar. Por, ja kjo është Tirana, kjo është Shqipëria. Më pushtoi si era dhe nuk më lëshoi kurrë. Vendi nuk është shumë i njohur jashtë, ndërsa ajo që njerëzit dinë është e gabuar ose e keqkuptuar”,-thotë ajo.

Alesandra do të udhëtojë së bashku me miqtë e saj të huaj në çdo cep të Shqipërisë për të sjellë, bukurinë, kulturë, peisazhin dhe shumëçka tjetër. ”Vendi ofron shumë mundësi. Nga ato për sipërmarrjen deri tek kultura e pasur e natyra e pakrahasueshme, ku çdo turist do të ndalonte. Nga njohja e miqve nëpër kafene… deri tek peizazhet më të bukura natyrore është arsyeja e vërtetë pse ti do të qëndrosh në Shqipëri. Por gjithmonë ka një gjë të re për të parë që na bën të ndihemi të huaj”. “Alien” ne RTV Ora çdo të shtunë në orën 19:00 në RTV Ora dhe ritransmetimit të dielën në orën 13:00.

SHKARKO APP