Alkooli të ndihmon të flasësh një gjuhë të huaj më mirë

Ata që hasin vështirësi në të mësuarit një gjuhë të huaj shpesh argumentojnë se alkooli i ndihmon të flasin më rrjedhshëm. Nga njëra anë kjo ka kuptim pasi një gotë birrë apo verë mund të t’i ndihmojë disa të ulin nervozizmin apo hezitimin.

Por nga ana tjetër, alkooli dihet që ul aftësitë njohëse dhe motorike, duke prekur memorien dhe vëmendjen. Kjo mund të rrisë vetëbesimin dhe të fryjë vetëvlerësim. Ndaj, këta njerëz flasin vërtetë më mirë një gjuhë të huaj pasi pinë, apo thjesht u duket ashtu se janë të dehur?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, kërkuesit britanikë dhe holandezë kanë kryer një eksperiment të publikuar në Ditarin e Psikofarmakologjisë. Nga rezultatet del se njerëzit vërtetë flasin më rrjedhshëm pas një doze të vogël alkooli, edhe kur ata vetë nuk mendonin kështu.

Studimi përfshiu 50 folës gjermanë në Universitetin e Maastricht, në kufirin mes Holandës dhe Gjermanisë. Duke qenë se studentët mësonin në gjuhën holandeze, atyre iu kërkua që të bënin biseda dyminutëshe me një intervistues në gjuhën holandeze. Por përpara bisedës, gjysmës iu dha një gotë me ujë për të pirë, ndërsa gjysmës tjetër iu dha pije alkoolike.

Bisedat u regjistruar dhe më pas u vlerësuan nga dy folës holandezë, të cilët nuk e dinin se cilët njerëz kishin konsumuar alkool. Vlerësimet treguan se ata që kishin pirë alkool kishin arritur të flisnin më mirë, veçanërisht në shqiptimin e fjalëve dhe rrjedhshmëri. Ndërsa vlerësimet për gramatikën, fjalorin dhe argumentimin ishin të përafërta për të dy grupet.

Autorët e studimit theksojnë se doza e testuar e alkoolit ishte e vogël dhe se në nivele më të larta konsumi mund të mos japë të njëjtin efekt, madje mund të shkaktojë të kundërtën.

Përfundimet e studimit shprehen se testimi duhet të përsëritet në grupe të tjera njerëzish dhe në gjuhë të tjera. Megjithatë ata mbështeten nga një studim i vitit 1972, ku doza të vogla alkooli përmirësuan shqiptimin e fjalëve në gjuhën tailandezëve të amerikanëve.

SHKARKO APP