Alma Tandili: Nuk duhen justifikuar abuzimet seksuale, viktimat kalojnë në shok emocional
Kryetarja e Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Alma Tandili në studion e “ABC News” ka folur për incidentet seksuale. Referuar edhe rasteve të fundit Tandili sqaroi se duhet të aftësohen fëmijët për të raportuar.
“Çështja e 18-vjeçares është në hetim. Edhe rastet e dyshimit në i trajtojmë. Vajza ka qenë e tronditur. Strukturat vendore i kanë dhënë shërbimin emergjent në Bashkinë e Korçës”, u shpreh Tandili.
E ndalur te rasti i Sarandës, ajo sqaroi se është në Tiranë dhe se gjendja e vajzës tani është mirë pasi fillimisht gjendja ishte shumë e rëndë. Tandili tha se kur arrijnë në moshën 18-vjeçare, vajzat krijojnë besim duke reaguar pas një traume të akumuluar për shumë kohë.
Gjatë bisedës në studio Alma Tandili sqaroi se ngacmimet sa vijnë dhe bëhen shumë të vështira për të bërë ndarjen mes ngacmimit seksual dhe abuzimit seksual.
Gjithashtu ajo theksoi se nënat kanë vështirësi të raportojnë raste, për shkak të frikës dhe shantazhit që u bëhet psikologjikisht, për këto raste nuk duhen justifikuar. “Publiku duhet ndërgjegjësuar për të mos u nënshtruar”, shprehet ajo.
“Akumulimi i traumës apo i poshtërimit ndikon negativisht te këta persona. Viktimat e abuzimit kanë një të përbashkët, kanë një shok emocional, dhe kur tregojnë ngjarjen nuk e beson, janë të ftohta.
Trauma dhe stresi i ka bërë që të marrin masa ekstreme për veten i ka bërë më të ftohta, por falë punës, programeve tona të rehabilitimit ato kthehen në jetë normale. Pavarësisht se kjo kërkon kohë, rastet që ne kemi trajtuar ndër vite i janë rikthyer jetës normale.
Ka më shumë vajza, ka edhe djem, por mbeten vajzat numri më i madh për shkak të nënshtrimit që i bëhet femrës duke e parë si objekt seksual. Rastet e abuzimit fillojnë nga të miturit, rastet që ne kemi trajtuar kanë qenë nga mosha 12-vjeç”, tha më tej Tandili.
Ndër të tjera ajo shtoi se nëse rastet kapen më shpejt në kohë kanë më shumë mundësi ti kthehen jetës normale, ndërsa shtoi se një 15-vjeçar i është kthyer jetës normale, pas trajtimit në qendrën e rehabilitimit.
Ndërkohë 0800 40 40 është numri për t’i ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve, personave që ndihen të abuzuar dhe të dhunuar.