Aloe vera kultivohet në Shqipëri, eksportohet edhe në BE
Sera e parë e aloe verës në Shqipëri është ngritur nga i riu, Albi Sulo. Ai tregon se ka qenë gjithnjë i lidhur me natyrën, për këtë arsy zgjodhi që studimet universitare t’i vashdonte për mjedisin.
Bima e aloe verës pothuajse e ka shoqëruar gjithë jetën Albin, duke njohur vetitë e saj kuruese vendosi të të bëjë biznes me aloe vera. Sot aloe vera e Shiqipërisë shkon në të gjitha shtetet e BE-së.
Studimi disa vjeçar për bimën kurative e ka shndërruar Albin në një sipërmarrës. Pas parcelave organike të aloe verës, radhën e kanë kaktuset që Albi i ka siguruar nga vende të ndryshme të botës.