Alpha Bank Albania vrapoi me ritmin e qytetit në Maratonën e Tiranës

Gjatë javëve të fundit kudo në Tiranë dhe në zonën e Liqenit Artificial shikoje vrapues që përgatiteshin për Maratonën e Tiranës, e cila është kthyer tashmë në aktivitetin sportiv më të dashur dhe të rëndësishëm të qytetit. Kësaj nisme me përmasa ndërkombëtare, që tërheq çdo vit gjithmonë e më shumë njerëz të grupmoshave të ndryshme, iu bashkua edhe Alpha Bank Albania, e cila dhuroi 3 çmime për fituesit e kategorisë 21K, 2 çmime për fituesit e kategorisë 10K si edhe 3 çmime për fituesit e kategorisë We too.

Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania, në momentin e dorëzimit të një prej çmimeve u shpreh: ‘’Jemi të lumtur që ishim pjesë e një organizimi të tillë, ku fitues janë të gjithë ata që garojnë pavarësisht rezultatit. Ne kemi mbështetur dhe do të vijojmë të mbështesim të tilla nisma, jo vetëm financiarisht por edhe me pjesëmarrje të vetë stafit tonë, siç ishte edhe rasti i sotëm ku Banka u përfaqësua nga 30 punonjës.’’

Përgjatë 10 ditëve të fundit të përgatitjeve për Maratonën, nën moton “Eja të vrapojmë me ritmin e qytetit, eja të vrapojmë me Alpha Bank Albania!”, Banka ndërmori një fushatë ndërgjegjësimi në rrjetet sociale, duke ftuar sa më shumë njerëz të sfidojnë veten dhe të marrin pjesë në Maratonë.

Alpha Bank Albania, e cila operon në Shqipëri prej 20 vitesh, ka luajtur dhe do vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm përsa i përket përgjegjësisë sociale të korporatës, duke mbështetur në mënyrë aktive projekte të shumta të cilat kanë një impakt të rëndësishëm në shoqëri, shëndetësi, edukim, mjedis, sport, art, kulturë, etj.

SHKARKO APP