Alvini shtrohet në spital

RTV Ora News ka mësuar se mëngjesin e sotëm 11-vjeçari Alvin Berisha i shoqëruar nga babai Afrim e familjarët e tij ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Lecco-s.

Një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjëndjen shëndetësore të vogëlushit i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri ku humbi jetën nëna e tij Valbona së bashku me 2 fëmijë e partnerin e saj të ri.

Nga atentati me bombë Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë e u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi të dukshme në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjthashtu RTV Ora është në kontakt me institucionet italiane nga burimet e të cilave mëson se për Alvin Berishën po mendohet një plan special për kujdesjen ndaj tij e rikthimin në shkollë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vogëlushi shqiptar i cili jetoj për rreth 5 vite në Siri, ka lindur në Itali, e ka një leje qëndrimi të përhershëm në këtë vend së bashku me babain e motrat e tij. Qëndrimi në Siri ka bërë që ai të harrojë gjuhën italiane e të flas në gjuhën arabe.

Gjatë takimit të parë që Alvin bëri me babain e tij në afërsi të kampit Al Hol në shtator të 2019, u shpreh se e ka marrë malli për shokët e dëshëron shumë të kthehet sa më parë në shkollë.

Për momentin prioriteti i parë ndaj vogëlushit shqiptar është shëndetii tij fizik e psikologjik. Pak ditë më parë i marrë në pyetje nga autoritetet italiane, psikologu verifikoj se ai po përjeton një traumë të fortë emotive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?