‘Amae’/ Lidhja e ngushtë e japonezëve me sjelljet fëminore – Shanset janë që edhe ju ti keni pasur!
Botuar në anglisht në 1973, “Anatomia e varësisë” popullarizoi termin amae si çelësin për “kuptimin jo vetëm të përbërjes psikologjike të individit japonez, por të strukturës së shoqërisë japoneze në tërësi”. Amae klasike është një sjellje fëminore për të përfituar kujdes që mund të përfshijë qurravitje, sjellje në mënyrë të llastuar ose tejkalosh cakun në marrëdhënie me të tjerët.
“Amae shfaqet në çdo marrëdhënie, në çdo moshë, dhe mund të jetë pozitive ose negative”, thotë Kazuko Behrens, i cili ka studiuar gjerësisht amae në Japoni, por edhe në SHBA, ku punon si profesoreshë e psikologjisë në Institutin Politeknik SUNY. “Është unike në Japoni, sepse një fjalë kujdeset për kaq shumë fenomene, sjellje dhe ndërveprime”, nga një qarje infantile tek një grua që i lutet burrit të saj për një dhuratë të shtrenjtë, “por ama ekziston kudo përtej Japonisë dhe njerëzit mund ta identifikojnë atë edhe në jetën e tyre, edhe nëse ata nuk do të dinin se si ta quanin. ”
Behrens sheh amae reciproke në shfaqjet televizive si Seinfeld dhe Friends, ku personazhet vijnë dhe shkojnë në apartamentet e njëri-tjetrit (dhe frigoriferët e tyre). Thjeshtë supozimi se këto lloj sjelljesh lejohen midis miqve të ngushtë e bën atë të quhet amae.
Gentilesa, ndrojtja dhe humiliteti janë gjithashtu pjesë e shenjave, paralajmërimeve dhe njoftimeve që mund të hasni në Japoni.
Një lloj i veçantë amae mund të ndodhë edhe në vendin e punës, për shembull nëse një shef bën kërkesa të tepërta, si përshembull t’i kërkojë grave të shërbejnë çaj për vizitorët ose klientët. “Amae nuk është vetëm një gjë,” thotë Behrens. “Ka një zhvillim domethënës nga përkufizimi i Doi [për amae tipike midis nënës dhe fëmijës] dhe tani amae mund të përdoret në aq kontekste të ndryshme, përfshirë ato negative, ku ka pritshmëri të paarsyeshme.”
Varësia, papjekuria dhe infantilizimi, megjithatë, ngjyrosin disa aspekte të amaes. Në një shoqëri si Japonia që vlerëson harmoninë shoqërore, këto aspekte janë zhytur në një sjellje adaptive që lejon njerëzit të kërkojnë ndihmë, të forcojnë lidhjet njerëzore dhe madje të bëjnë kërkesa të papërshtatshme pa dhënë përshtypjen se po i mbingarkojnë apo shqetësojnë të tjerët.. (BBC)
/ SCAN