Aman sa lekë do, vetëm më shëro vajzën!/ Lekë jap unë por s’kam ç’ti bëj” Nëna tregon bisedën e dhimbshme me doktorin e spitalit “Shefqet Ndroqi”

Emisioni “Tempora” bëri një vëzhgim në spitalet covid në Tiranë.

Qytetarë që presin me orë të tëra për një përgjigje për gjendjen e të afërmve të tyre, qytetarë që dërgojnë qese me ushqime për të afërmit e tyre në spitale, qytetarë që duan të marrin në shtëpi familjarët e tyre.

Një nënë ka vajzën të shtruar në spitalin Covid 2 Shefqet Ndroqi. Gjendja e vajzës së saj është mjaft e rëndë.

“Doktori më la pa mend. Më tha vajza juaj është në gjëndje shumë kritike. Nuk kemi çfarë ti bëjmë. Aman sa lekë kushton vetëm ma shëroni. U thashë. Jap unë lekë vetëm të shërohet ma ktheu. U thashë ta çoja në Turqi por doktori më tha jo, se gjëndja është shumë e rëndë.” i tha ajo gazetares.

Aman sa lekë do vetëm më shëro vajzën!” , Nëna tregon bisedën e dhimbshme me doktorin

SHKARKO APP