Amaneti i akademikut Mark Krasniqi

Akademiku Mark Krasniqi, në një intervistë të dhënë para se të shtrohet në spital, pasi ishte diagnostikuar me kancer, ka thënë se nuk është mirë që njeriu të jetoj shumë gjatë.

Krasniqi vdiq sot në spitalin ku është trajtuar ditët të fundit.

“Jeta e gjatë nuk është e mirë fortë , me jetu 95 vjet është e paarsyeshme..organizmi harxhohet. Nuk maj mend që kom qenë i sëmurë ndonjëherë…” ka thënë ai në një intervistë me gazetarin Bajrush Morina që është transmetuar në Klan K.

“Jom përpjek me bo diçka me bo për kombin për bashkimin është e drejtë e jona” ka theksuar ai, shkruan Gazeta Express.

Sipas Krasniqit, shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen dhe të krijojnë një shtet “pa pakica të huaja…pakicat që janë këtu janë armiqësore”

Ai ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se ata po punojnë vetëm për interesin e tyre personal.

Krasniqi, i cili ka folur në gjendje të rënduar shëndetësore ka thënë se vuan nga kanceri.

Ndërkohë ai ka folur me detaje se si duhet të jetë varrimi i tij.

“Varrimi duhet të jetë civil, pa ceremoni fetare, Nuk dëshiroj të ketë të pame” ka thënë ai.

Por, ka pranuar që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të ketë ceremoni përkujtimore.

SHKARKO APP