Ambasada e Kinës në Tiranë pritje për studentet

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, organizoi nje pritje te vecante për studentët shqiptarë që do të studiojnë apo kanë studiuar në Kinë. Nje percjellje dinjitoze per studentet ekselente shqiptare qe kane fituar bursat e studimit ne Republiken Popullore te Kines,u pergatit me solemnitet ne kujdesin e vecante te Ambasdorit të Kines ne Shqiperi Z. Zhou Ding .

Ne kete pritje moren pjese edhe ish-studente qe kane studiuar nder vite e dekada me pare ne Kine,duke u bere keshtu udherrefyes per studentet e rinj shqiptare qe do studiojne ne Kontinentin Aziatik. Gjithashtu kjo eshte prove e forte e marredhenieve te shkelqyera te dy vendeve tona ,pikerisht ne kete vit jubilar te 70-vjetorit te marredhenive diplomatike Shqiperi-Kine.

Çdo student që shkon në Kinë është një misionar i shenjtë. Ju udhëtoni midis Kinës dhe Shqipërisë në varkën e miqësisë, duke lidhur 2 vendet miqësore përtej largësive,u shpreh ambasadori i Kinës, SH.T.Z. Zhou Ding në fjalimin e tij drejtuar te pranishmeve.

Image preview

Brez pas brezi, studentët shqiptarë që shkuan në Kinë për studim ndër dekada, kanë fituar jo vetëm njohuri e aftësi, por edhe përgëzim e miqësi, duke vendosur fatin e përjetëshëm me Kinë. Gjatë këtyre viteve, pavarësisht sesi ndryshon situata botërore, ju keni qenë gjithmonë mbështetësit e ruajtësit e vendosur të miqësisë kino-shqiptare, dhe gjithashtu nxitësit e bashkëpunimit kino-shqiptar me përfitime të ndërsjellta,vijoi me tej ambasadori.

Kam parë me kënaqësi që bashkëpunimi arsimor dhe shkëmbimi rinor midis Kinës dhe Shqipërisë po rriten dhe përmirësohen vazhdimisht. Që nga fillimi i viteve 90 të shekullit të kaluar deri tani, pala kineze ka dhënë mësim me bursa për 138 studentë shqiptarë, dhe ka dërguar 52 studentë kinezë në Shqipëri. Të dyja palët kanë nënshkruar shumë marrëveshje të bashkëpunimit arsimor. Aktualisht, të dyja palët po konsultohen aktivisht për marrëveshjen e njohjes reciproke të diplomave të arsimit të lartë. Në kuadër të Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, bashkëpunimi arsimor dhe rinor midis dy vendeve tona po merr progres pozitiv.

Fjalimi i Ambasadorit të Kinës, SH.T.Z. Zhou Ding, në mbledhjen e studentëve shqiptarë në Kinë

E nderuar Zv/Ministre Znj. Haxhiu, i nderuar drejtor Z. Robo, të gjithë miqtë,

Mirëdita! Mirë se vini në Ambasadën tonë. Gëzohem shumë që po përcjell këtu studentët ekselentë shqiptarë që fitojnë bursat e qeverisë kineze të vitit 2019, dhe të bashkohem me miqtë shqiptarë e brezave të ndryshme, të cilët studiuan në Kinë në kohë të ndryshme. Kjo është hera e parë për mua që në të njëjtin rast, të takohem me kaq shumë miqtë shqiptarë, të cilët studiuan ose do të studiojnë në Kinë. Kjo është një mbledhje e një familjeje të madhe.

Së pari, dua të them miqve të rinj urime! Përpjekjet tuaja kanë dhënë përfundimisht fryt. Së shpejti, si paraardhësit e tu, ju do të shkoni në një vend oriental, që është i lashtë por modern, misterioz por i njohur, duke filluar një eksperiencë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Ndihem i gëzuar dhe krenar për ju!

Çdo student që shkon në Kinë është një misionar i shenjtë. Ju udhëtoni midis Kinës dhe Shqipërisë në varkën e miqësisë, duke lidhur 2 vendet miqësore përtej largësive. Brez pas brezi, studentët shqiptarë që shkuan në Kinë për studim ndër dekada, kanë fituar jo vetëm njohuri e aftësi, por edhe përgëzim e miqësi, duke vendosur fatin e përjetëshëm me Kinë. Gjatë këtyre viteve, pavarësisht sesi ndryshon situata botërore, ju keni qenë gjithmonë mbështetësit e ruajtësit e vendosur të miqësisë kino-shqiptare, dhe gjithashtu nxitësit e bashkëpunimit kino-shqiptar me përfitime të ndërsjellta. Përfitoj nga rasti, dua tju shpreh respekt të përzemërt.

Këngët e miqësisë po fluturojnë, kurse tregimi i bashkëpunimit po shkruhet. Kam parë me kënaqësi që bashkëpunimi arsimor dhe shkëmbimi rinor midis Kinës dhe Shqipërisë po rriten dhe përmirësohen vazhdimisht. Që nga fillimi i viteve 90 të shekullit të kaluar deri tani, pala kineze ka dhënë mësim me bursa për 138 studentë shqiptarë, dhe ka dërguar 52 studentë kinezë në Shqipëri. Të dyja palët kanë nënshkruar shumë marrëveshje të bashkëpunimit arsimor. Aktualisht, të dyja palët po konsultohen aktivisht për marrëveshjen e njohjes reciproke të diplomave të arsimit të lartë. Në kuadër të Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, bashkëpunimi arsimor dhe rinor midis dy vendeve tona po merr progres pozitiv. Ditët e fundit, zv. Ministrja znj. Haxhiu ka vizituar Kinën, mori pjesë në sesionin e 3-të të Kampusit

Rinor “Ura e të Ardhmes” të Bashkëpunimit 17+1, pati takime me përfaqësuesit e Federatës Kombëtare Rinore dhe të Ministrisë së Arsimit të Kinës, ku palët diskutuan çështjet si vendosja në Tiranë e Qendrës së Zhvillimit Rinor të Bashkëpunimit 17+1, forcimi i bashkëpunimit arsimor dhe shkëmbimit rinor etj.. Me përpjekjet prej vitesh nga të dyja palët, ne jo vetëm kemi ndihmuar të rinjtë të realizojnë vlerat e jetës, por edhe kemi ndërtuar një urë të miqësisë kino-shqiptare.

Me këtë rast, kam edhe disa fjalë për miqtë e rinj që do të shkojnë në Kinë.

Së pari, shpresoj që ju do të çmoni këtë mundësi dhe shfrytëzoni plotësisht kohën për të arritur rezultate në studim. Në Kinë, do të gëzoni burime të pasura mësimore dhe një mjedis të mirë mësimi, dhe më e rëndësishme, ju do të përfitoni miqësinë e popullit kinez, e cila do të jetë e dobishme në të gjithë jetën.

Së dyti, shpresoj që ju do të perceptoni një kulturë dhe vlerë të ndryshme. Kina që do të njihni është krejt e ndryshme si ajo që paraardhësit tuaj patën. Ju do të ndjeni nga afër ritmin e zhvillimit të Kinës, njihni mentalitetin dhe rrugën e zhvillimit të Kinës, duke përjetuar kulturën kineze që është e larmishme, gjithëpërfshirëse dhe ka kombinuar traditën e modernitetin.

Së treti, shpresoj që të bëheni si trashëgimtarët e miqësisë kino-shqiptare. Sa të niseni për në Kinë, ju do të vendosni fatin e përhershëm me Kinën. Sivjet është 70 vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë. Duke hedhur sytë nga e ardhmja, për zhvillimin e Shqipërisë dhe për faqen e re të miqësisë kino-shqiptare, nevojitet mençuri dhe kontributi juaj.

As malet dhe detet nuk mund të ndajnë njerëzit me aspirata të përbashkëta. Të gjithë ata që kanë studiuar në Kinë, që duan kulturën kineze, dhe që angazhohen për miqësinë tonë, i takojnë të njejtës familje. Unë mezi pres themelimin e shoqëtës së studentëve shqiptarë që studiuan në Kinë, dhe pres që kjo platformë të ofrojë më shumë mundësi për komunikim midis studentëve të kohëve të ndryshme, duke dhënë më shumë impuls për bashkëpunimin miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë.

Ambasada kineze është përgjithmonë shtëpia juaj dhe Ju mirëpret kthimin. Uroj miqve të rinj mbarësi në udhëtim dhe kënaqësinë në studim e jetë!

Faleminderit!

SHKARKO APP