Ambasadore e Kinës: Bashkëpunim mes organizatave të grave të dy vendeve

Nga Zenepe Luka

 Një përfaqësie të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”  zhvilloi një takim me Ambasadoren e RP të Kinës zonjën, Jiang Yu në selinë e Ambasadës. Takimi ka qenë në vijimësi të kontakteve e bashkëpunimit të Fondacionit me Ambasadën kineze, që nga marsi i vitit 2011, kur ky Fondacion bëri të mundur rizgjimin e miqësisë midis dy organizatave simotra, që ishte ndërprerë plot 50 vjet më parë.

Ambasadorja Jiang Yu foli për rëndësinë që ka bashkëpunim me shoqatave të grave, si një urë lidhëse mes dy vendeve. “Marrëdhëniet dhe dashuria e gruas kineze me gruan shqiptare, janë marrëdhënie e bashkëpunim mes motrash. Bashkërisht do të organizojmë disa aktivitete, që i kushtohen gruas, në selinë e Ambasadës, në Vlorë dhe ku të mundim. Rëndësi ka që t’i shërbejë thellimit të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës për njëra tjetrën”,- tha Ambasadorja.

 Përfaqësueset e Fondacionit shprehën kënaqësinë e ndërsjelltë për këtë bashkëbisedim të gjatë, duke falënderuar e shprehur mirënjohjen për ndihmën e mbështetjen që i ka dhënë Federatat e Grave Kineze, që ka në gjirin e saj 650 milionë gra. Bashkërisht u hodhën piketat për një program veprimtarish, ndërkohë që Ambasadorja, pranoi kërkesën e Fondacionit për të ftuar në Shqipëri Presidenten e Federatës së grave kineze në krye të një delegacioni në fund të muajit mars, me rastin e 7 vjetorit të vizitës së delegacionit të këtij Fondacioni në Pekin, plot pas një gjysëm shekulli më parë, kur një delegacion i Bashkimit të Grave të Shqipërisë, kish qenë për herë të fundit në Pekin, në mars të vitit 1961. Në fund Ambasadorja shpërndau dhurata për zonjat e Fondacionit me simbolet e flamujve të dy vendeve, duke bërë edhe disa foto, që fiksuan takimin miqësor dhe emocionues.

SHKARKO APP