Ambasadorja Kadare takim me anëtaret e “Hope & Peace” në New York

Pak ditë më parë në Selinë e Misionit Shqiptar të OKB në New York, Ambasadorja Besiana Kadare priti në një takim zyrtar përfaqësueset e organizatës së gruas shqiptare – amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” në New York.

Në pritje ishte i pranishëm edhe Konsulli shqiptar i sapo emëruar pranë këtij Misioni Dipllomatik Armand Shandro. Zonjat e “Hope & Peace” diskutuan me Ambasadoren Kadare si me një miken e tyre të hershme, folën sëbashku për problemet social ekonomike dhe kulturore të diasporës dhe Shqipërisë. Bisedat u zhvilluan këndshëm e të lira, pasi që vetë Ambasadorja u rezervoi një takim të ngrohtë e miqësor.

Lideret e organizatës pasi paraqitën një rezume të kontributit të tyre të deritanishëm për të drejtat e gruas dhe fëmijëve në New York, u ndalën tek projekti më i fundit që ka të bëjë me shpërndarje çantash shkolle për fëmijët në familje me të ardhura të pakta financiare. Projekt ky që vjen si bashkëpunim i Shoqatës “Duart e Hapura” drejtuar nga Alkes Nilaj me Organizatën e Gruas “Hope & Peace”.

Zj. Kadare e mirëpriti takimin me bashkatdhetaret, vlerësoi aktivitetin e tyre human dhe bamirës për të mirën e komuniteteve dhe tha se ato ishin të mirëprituara në Misionin Dipllomatik Shqiptar për bashkëpunime të reja edhe me Misionin në dobi të diasporës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrëse nga “Hope & Peace” ishin aktivistet e të drejtave të njeriut Drita Çarçani, Kate Cima, Drane Gjeçi, Lindita Semanjaku, Mimoza Dajçi, si dhe humanistja, poetja e patriotja Znj. Rita Saliu dekoruar nga Presidenti Bamir Topi me Medaljen “Nënë Tereza”. Korresp/”H&P”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?