Ambasadorja që ka pasion fluturimin (FOTO)
Tirana po kthehet një destinacion tepër të pëlqyer për turistët e huaj dhe një pikë ku turistët qëndrojnë me dëshirë sapo mbërrijnë në Shqipëri duke shijuar gatimin, por dhe natyrën e mrekullueshme.
Ambasadorët po faktojnë thesarin që fsheh kryeqyteti shqiptar. Një nga lobueset më të zëshme është ambasadorja e Hollandës, Dewi Van de Werd, e cila ka postuar disa foto nga një pasdite në Tiranë.
”Gjëra duhet të bëni në Tiranë në një të dielë pasdite me diell: Fluturo në ajër me parashutën tënde artizanale me motor mbi liqen. #pa frikë# maniashqiptare”, shkruan diplomatja hollandeze në vendin tonë e cila njihet për pasionin e saj për natyrën.
Things to do in #Tirana on a sunny Sunday afternoon: fly your home made motor bike paraglider above the lake. #nofear #albaniamania pic.twitter.com/O10YNtNi6r
— Dewi van de Weerd (@dewivandeweerd) March 4, 2018