AMC mbështet “Ndeshjen e yjeve” Shqipëri-Gjermani‏

 

Përballja miqësore e shumëpritur Shqipëri – Gjermani pritet të mbushë stadiumin “Elbasan Arena”. Ndeshja nuk do të luhet nga futbollistët aktualë, por nga ish-lojtarët e viteve '90 të të dyja kombëtareve. AMC, është mbështetësi kryesor i këtij takimi, duke rikthyer nostalgjinë e atyre viteve, të cilësuara si të arta për futbollin.

Me datë 7 maj, një grup i përzgjedhur veteranësh të kombëtares gjermane të futbollit nga mosha 35-60 vjeç do të zbresë në “Elbasan Arena” për të zhvilluar një takim miqësor me homologët shqiptarë. Në përbërjen e ekipit gjerman përflitet se mund të jetë edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Hans-Peter Briegel, ndërkohë që është konfirmuar prania e Michael Schulz, Fredi Bobiç dhe lojtarëve të tjerë që kanë bërë historinë e futbollit gjerman. Nga ana tjetër, akoma nuk është konfirmuar përfundimisht se nga kush do të përbëhet skuadra kuqezi, por nuk mund të mungojnë emrat më të dëgjuar të futbollit shqiptar të atyre viteve si Demollari, Josa, Shulku dhe plot të tjerë.

Ndeshja, ku AMC është mbështetësi kryesor, është e para miqësore mes Shqipërisë dhe Gjermanisë pas 14 vitesh. Takimi do të zgjasë 70 minuta dhe do të ndahet në dy pjesë nga 35 minuta, duke marrë në konsideratë edhe grupmoshat e ndryshme të lojtarëve.

 

Ashtu si në të kaluarën, AMC si pjesë e grupit Deutsche Telekom, angazhohet të mbështesë si dhe të bëhet pjesë e aktiviteteve të natyrave të ndryshme si kulturore, sportive, sociale, në ndihmë të komuniteteve, mbrojtjen e mjedisit, etj.

SHKARKO APP