AMC, shpall fituesit e “VITAMINA ZONE”

 

Gjatë udhëtimit 3 ditor fituesit do të takojnë këngëtaren e njohur Carly Rae Jepsen në turin e saj në Europë

Shpallen fituesit e shorteut "VITAMINA ZONE" që AMC organizoi për të takuar LIVE ekskluzivisht këngëtaren e njohur Carly Rae Jepsen. Mariglen Greca, Roland Lasku dhe Taip Shaba janë  abonentët e AMC që  u përzgjodhën gjatë shorteut elektronik për të fluturuar drejt një qyteti europian pjesë e turit të Carly Rae Jepsen.

“Jam shumë i gëzuar pasi nuk e prisja një dhuratë të tillë. Jam prej pesëmbëdhjetë vitesh abonent i AMC dhe kjo surprizë vjen në një moment shumë të bukur për mua pasi përkon me ditën time të lindjes. Është dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë. Do të udhëtojmë bashkë me bashkëshorten time dhe ky do të jetë një udhëtim i paharrueshëm për ne.” – thotë Maringleni, 29-vjeç nga Tirana.

Ndërsa Roland Lasku u shpreh se “Kam marrë pjesë në shumë shorte gjatë jetës sime dhe asnjëherë nuk më është dhënë një mundësi e tillë. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur për këtë që ndodhi. Ishte diçka fantastike dhe e papritur. Ju falënderoj shumë për këtë surprizë. Në udhëtim do të marr vëllanë tim”.

Gjatë javëve të ardhshme fituesit do të takohen me Carly Rae Jepsen në një prej qyteteve të Europës, ku këngëtarja po zhvillon turin e verës. Gjatë këtij udhëtimi tre ditor ata do të ndjekin një axhendë argëtuese me vizita në vendet më të njohura të qyteteve ku do të qëndrojnë.

Prej dy muajsh mijëra abonentë aplikuan online në shorteun e “VITAMINA ZONE” thjesht duke aktivizuar një prej i paketave “VITAMINA”. 

Si pjesë e Grupit Deutsche Telekom AMC kujdeset që të sjellë mundësitë më të mira të komunikimit për pajtimtarët e saj përmes produkteve dhe ofertave interesante, duke përmbushur nevojat specifike të tyre.

SHKARKO APP