Ana greke dhe turke e Boris Johnson

Ana greke dhe turke e Boris Johnson

Rreth 20 vjet më parë babai i Boris Johnson, Stanley, bleu një shtëpi në Greqi.

Duket se nga ky fakt, rrjedh dhe dashuria e kryeministrit të ri britanik për tokën e lashtë greke dhe kulturën e saj.

Boris Johnson është gjithashtu i pasionuar për fshatin Horto dhe bukurinë natyrore të Pelionit të Jugut ku ai shpesh shkon me familjen e tij.

Në fjalimin inaugurues në Parlament, Johnson, ndërsa fliste për Mbretërinë e Bashkuar, foli dhe për një kthim të epokës së artë duke përdorur Perikliun si një model. Megjithatë, nuk ka gjasa që Johnson të marrë përsipër të kthejë në Greqi mermeret e Partenonit, të mbajtur për 200 vjet në Muzeun Britanik në Londër, të cilat kanë qenë prej kohësh në qendër të mosmarrëveshjeve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Greqisë.

Por Kryeministri i ri britanik duket se po përkëdhelet si “nip” nga ana e Turqisë, kjo e xhelozuar për dashurinë e tij të hershme, Greqinë.

Në të vërtetë udhëheqësi i ri i Mbretërisë së Bashkuar, duhej të quhej Alexander Kemal: sepse ky ishte mbiemri i stërgjyshit të tij turk, para se familja të vendoste të adoptonte mbiemrin anglez Johnson.

SHKARKO APP