Ana Kodra magjia e ”Junior Eurovision”. Rrënqeth në provën e parë (VIDEO)

Më 26 nëntor, në Tbilisi të Gjeorgjisë mbahet finalja e madhe e ”Junior Eurovision 2017” (Eurovizioni për Fëmijë), me pjesëmarrjes e 16 shtete. Para se të shkojmë në natën e madhe të finales, fëmijët do të kalojnë kalojë disa prova. Sot është mbajtur faza e parë e garës, e quajtur “Rehearsal”, interpretimi i fëmijëve në skenë dhe paraqitja e veshjes së tyre.

10-vjeçarja nga Shqipëria, Ana Kodra ishte artistja e parë që hyri në skenën magjike të “Junior Eurovision” në Tbilisi, e që e nisi me këmbë të parë magjinë e këtij edicioni. E pagëzuar si Vaçe Zela, ajo performoi këngën “Mos prekni pemën time”, me një interpretim rrënqethës dhe të fuqishëm. Sipas Anës, kënga ka një mesazh mjedisor.  “Don’t touch my tree”, është vlerësuar nga kritika, si një nga këngët pretendente për këtë edicion.

Menjëherë pas performancës, Ana ka marrë duartrokitjet e të pranishmëve në sallë dhe është komentuar si “zë i madh në një trup të vogël”. Gjithashtu syrit të kritikëve nuk ju ka shpëtuar veshja e saj, me detajet e gjetheve dhe luleve të pemës në sintoni me tekstin e këngës.

Karriera e Anës

Ana Kodra pjesëmarrjen e saj të parë të madhe e pati në “Tu Si Che Vales” në Vizion Plus. Ky spektakël kishte shumë konkurrentë me talente të ndryshëm dhe mosha të ndryshme. Ana, megjithëse ishte vetëm tetë vjeçe, arriti të shkonte deri në finale.

Një vit më pas, Ana u bë pjesë e “Gjeniut të Vogël” në Tv Klan aty ku u vlerësua për talentin e jashtëzakonshëm dhe shpalosi fuqinë e këngës. Përveç kësaj, ajo fitoi çmimin e dytë në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve në Shkodër.

Ana tani është 10-vjeçe dhe ka studiuar piano gjashtë vitet e fundit. Ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin Kombëtar për ”Junior Eurovision Song Contest” dhe do të interpretojë këngën e saj “Don’ Touch My Tree” (Mos Ma Prekni Pemën) më 26 nëntor në finalen e madhe të Eurovizionit.

R.Shtylla

ALBANIA 🇦🇱 - EXCLUSIVE REHEARSAL FOOTAGE: ANA KODRA - DON'T TOUCH MY TREE - JUNIOR EUROVISION 2017

Teksti

Pema ishte e nxehur
Gjethet kishin ndërruar ngjyrë
Në krahun e përdredhur
Kish pësuar një frakturë

Ooooh, një frakturë
Sa dhembje ka
Sa shumë torturë!

Sa u dëshpërova
Thashë me vete bëj çfarë di
Krahun ia fashova
Dhe ia ngjita përsëri
Dhe tani…

Sa herë rrugës kaloj
Sa herë kthehem në shtëpi
Pemën e përqafoj
E përkëdhel me dashuri
Mos ma prekni, jo!
Se unë nuk do ju lejoj, ta dini

Pemët qajnë, si fëmijët janë njëlloj
Janë njëlloj!

Pema ishte e nxehur
Gjethet kishin ndërruar ngjyrë
Në krahun e përdredhur
Kish pësuar një frakturë

Ooooh, një frakturë
Sa dhembje ka
Sa shumë torturë!

Sa u dëshpërova
Thashë me vete bëj çfarë di
Krahun ia fashova
Dhe ia ngjita përsëri
Dhe tani…

Sa herë rrugës kaloj
Sa herë kthehem në shtëpi
Pemën e përqafoj
E përkëdhel me dashuri
Mos ma prekni, jo!
Se unë nuk do ju lejoj, ta dini
Pemët qajnë, si fëmijët janë njëlloj
Janë njëlloj!
Janë njëlloj!
(La-la-la-la-la-la)

Anytime I walk by,
Anytime I go there
I hug the tree with love
I embrace it with care

Do not touch my Tree, No
Because I will not let you
The trees cry
like children, they are the same
They are the same!
Don’t touch my tree!

SHKARKO APP