Analisti Fareed Zakaria, së shpejti në Shqipëri

 

Analisti amerikan Fareed Zakaria, një nga mbrojtësit më të fortë të arsimit liberal, pra të rëndësisë që kanë shkencat humane në formimin e njeriut, do të botohet së shpejti në shqip nga UET-Press dhe do të jetë i ftuar nga UET për një leksion të hapur me studentët.

Zakaria e përkufizon bindshëm nevojën e edukimit në humanitete përpos edukimit teknik me një analizë të botuar këtë vit në Washington Post.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Arsyeja finale e vlerës së paçmueshme të edukimit liberal gjendet në fillesat e tij. Për shumicën e historisë njerëzore, gjithë edukimi ishte i bazuar tek aftësitë teknike. Gjuetarët, fermerët dhe luftëtarët i mësonin pasardhësit e tyre të gjuanin, të punonin tokën dhe të luftonin. Por 2500 vite më parë, kjo gjë ndryshoi në Greqinë e Lashtë. Filloi të eksperimentohej forma e re e qeverisjes: demokracia. Kjo risi në qeverisje kërkonte risi në edukim dhe në koncepte. Aftësitë bazë për të kultivuar ushqim dhe për të ndërtuar vegla nuk ishin më të mjaftueshme. Qytetarët u vunë përballë sfidës për të menaxhuar trupin shoqëror dhe për të praktikuar vetëqeverisjen. Ata ende vazhdojnë ta bëjnë”, shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?