Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza/ A po e infekton edhe demokracinë koronavirusi? Dy kërcënimet e mundshme që paralajmërohen

Magazinë E mërkurë, 1 Prill 2020 16:15
Analiza/ A po e infekton edhe demokracinë koronavirusi? Dy kërcënimet e mundshme që paralajmërohen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pyetja e momentit është nëse nga koronavirusi po infektohet edhe demokracia. Në një kohë që të trembur nga përhapja e pandemisë, njerëzit thjesht zbatojnë masat drastike të marra nga qeveritë e vendeve ku ata përkasin, shtrohet pyetja çfarë do ndodh më tej?

A rrezikohemi që këto masa drastike, funksionale në këtë situatë të jashtëzakonshme, mund të na shoqërojnë edhe më tej, në ndonjë tjetër moment që vetë qeveritë mund ta cilësojnë si “cënues”?

Frika se disa nuanca diktature (nga e cila veçanërisht Europa ka shpëtuar kohë më parë) gjejnë hapësirë për t’u rikthyer, ekziston për të gjithë. Zgjedhjet janë shtyrë në shumë vende të botës, parlamentarët e kanë kanalizuar punën online, gjykatat merren vetëm me çështje thelbësore, liria e lëvizjes është pezulluar apo kufizuar drastikisht, e ndërsa njerëzit punojnë nga shtëpia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqetësime të ndryshme janë ngritur për masat e planifikuara nga qeveria hungareze, që do të “sundojë” me dekret të pacaktuar, gjendjen e jashtëzakonshme të koronavirusit. Ndërsa rrjedha normale e jetës ka kaluar në plan të dytë,po ashtu janë ngritur shqetësime nëse të drejtat themelore të njeriut po shkelen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Michal Simecka, një eurodeputet sllovak u shpreh për EUobserver se është e ligjshme, proporcionale dhe e kuptueshme që qeveritë po marrin masa emergjente, në një moment kur çdo orë është me peshë për jetën e njeriut. Por, në planin afatgjatë, Simecka paralajmëroi dy kërcënime të mundshme.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

“Së pari, është një pretekst i përsosur për politikanët që të centralizojnë pushtetin. Së dyti, kërcënues është fakti nëse këto masa do të tërhiqen mbrasht kur kjo periudhë pandemike të përfundojë” shtoi eurodeputeti sllovak.

“Ky lloj pushteti i jashtëzakonshëm ka tendencë të ngjitet edhe më lart. Kur politikanët kanë këto fuqi në duar, ata mund të hezitojnë të kthehen në proceset demokratike. Duhet të jemi vigjilentë” tha Simecka  në një telefonatë nga Bratislava.

Aktualisht rreth 15 shtete anëtare të BE-së kanë prezantuar gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa vendet e tjera morën masa të rrepta, por kanë  shpallur një emergjencë kombëtare.

Qeveria e Partisë Ligji dhe Drejtësia në Poloni ka refuzuar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të zgjedhjeve presidenciale të caktuara në 10 maj, që nuk dëshiron t’i shtyjë.

Mbështetja për presidentin aktual, Andrzej Duda, i ka qenë në rritje që nga shpërthimi i pandemisë, ndërsa kandidatët e opozitës nuk mund të bëjnë fushatë.

Ekspertët paralajmërojnë se përpjekjet për të zbutur shpërthimin e pandemisë por edhe nevojën për të mbrojtur normat demokratike nuk duhet të bien ndesh me njëri-tjetrin.

Megjithatë, nervozizmi për potencialin e masave të reja është  përhapur kudo.

“Ne po shohim një numër masash që çmontojnë kontrollet dhe ekuilibrat që garantojnë vazhdimësinë e demokracisë” tha Sergio Carrera nga Qendra për Studime të Politikave Europiane për EUobserver.

Carrera tha se kriza aktuale prek kaq shumë aspekte të të drejtave të qytetarëve – lirinë e grumbullimit, privatësinë, të drejtën për të lëvizur brenda vendit dhe në shtetet e  Bashkimit Europian, të drejtën për jetën familjare – sa që efektet e përgjigjeve të politikës në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat themelore, do të  duhet të ndiqen nga afër, në mënyrë që ato të mos shkojnë shumë larg.

“Është gjithashtu e rëndësishme që shoqëritë të mos humbasin pikëpamjet kritike dhe zërat mbi mënyrën se si qeveritë po veprojnë në emër të koronavirusit” shtoi Carrera.

Sipas tij, të gjitha vendet që kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme duhen monitoruar nga afër, ku një pjesë e monitorimit duhet të bëhet nga komisioni i BE-së, veçanërisht në aspektin e lëvizjes së lirë.

Nga ana tjetër, masat që vendet anëtare po të Bashkimit Europian kanë ndërmarrë nuk do të kishin qenë të mundura pa mikpritjen pozitive të qytetarëve, tha një tjetër ekspert, Uwe Puetter, për EUobserver, duke vlerësuar në këtë mënyrë, edhe pushtetin e vetë qytetarëve, për t’u dakordësuar me masat drastike.

Puetter tha gjithashtu se ishte i shqetësuar për masat e propozuara në Hungari – dhe se për shkak të menaxhimit të krizës koronavirus, nuk ka asnjë reagim nga Bashkimi Europian, i cili mund të jetë i rrezikshëm.

Komisioni i BE-së, deri më tani ka thënë se po monitoron zhvillimet në Hungari, por nuk ka pranuar të komentojë propozimet specifike./ SCAN

Etiketat e lidhura

demokracinkoronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 36 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.