Analizë/ Shpëtimi i kësaj krize ekonomike? Interneti!

Në muajt e ardhshëm, bizneset do të bëhen më të varur se kurrë në strategjinë e tyre dixhitale. Interneti do të jetë vendimtar nëse shumë biznese sot do të vazhdojnë të mbeten gjallë apo jo.

Industritë që nuk janë autoktone dixhitale, mund të jenë më pak të sofistikuara në strategjitë e tyre të marrëdhënieve dixhitale me klientët. Për bizneset më të vogla, veçanërisht të mësuar në marrjen e klientëve të rinj përmes referimeve me fjalë ose prej forcës së një reputacioni të fituar me vështirësi, humbja po u vjen si shok.

Kompani më të mëdha gjithashtu po e gjejnë veten në pozitën e humbjes së miliona parave nga shumë evenimente që u janë anuluar. Ato s’janë në gjendje të kthejnë mbrapa kohën e të anulojnë shpenzimet që kanë derdhur për këto evente. E megjithë këtë, kompanitë duhet të bëjnë një përpjekje për t’iu drejtuar internetit me shpresën se do të gjejnë aty disa fitime. Interneti është fituesi i qartë i kësaj krize pandemie, dhe kompanitë, përfshirë ato që mund të mos kenë pasur as edhe një faqe në Facebook, do të duhet të kalojnë në marketing shoqëror, marketing të përmbajtjes, SEO dhe fushata të udhëhequra nga influencuesit.

Një faktor kryesor në rezistencë është përshtatshmëria. Nëse është standarde në industrinë tuaj të dilni dhe të takoni klientë të rinj ballë për ballë përpara se të bëni biznes, përshtatja nënkupton hapjen e kanaleve të reja të komunikimit përmes platformave të internetit ose rrjeteve sociale ku mund të bëhen prezantime dhe të nxiten marrëdhënie të reja. Në muajt e ardhshëm, klientët tuaj të do të jenë më pak të hapur ndaj idesë së takimeve të drejtpërdrejta dhe askush nuk ia ka idenë se sa do të zgjasë kjo situatë.

Scott Jones, CEO i 123 Internet Group, thotë se: “Ne jemi në periudha të pasigurta, por me rritjen e punës në distancë dhe me një qasje bashkëpunuese e përshtatjeje, kompanitë po kthehen në kanale dixhitale dhe po përqafojnë transformimin.”

Është sigurisht e vërtetë që javët e ardhshme, apo muajt e ardhshëm, ose sado të zgjasë kjo situatë, do të jetë një kohë sfiduese për çdo kompani që nuk është e gatshme të mendojë se si do të zëvendësojnë mundësitë që kanë humbur.

Ama nuk duhet harruar pa përmendur, se për sa kohë që bizneset i afrohen zhvendosjes në marketing dixhitale, nuk ka asnjë arsye pse kjo zhvendosje të shërbejë vetëm si një politikë emergjence, pasi ajo mund të vazhdojë të sigurojë një vlerë afatgjatë edhe kur bota të kthehet përfundimisht në normalitet.

/ SCAN

SHKARKO APP