Andi Nallbani, krijimtaria e 15 viteve në “Zeta Galeri”

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Artisti, Andi Nallbani, vjen për herë të parë në Zeta Galeri me ekspozitën APNEA, një cikël punimesh tëpërzgjedhura nga krijimtaria e tij e 15 viteve të fundit, të cilat i lidh një qëndrim i veçantë i tij  përballëpyetjeve  ekzistenciale dhe ambientit ku jeton përditshmërinë e tij.
Fëmijëria, si dimension dhe raportet njerëzore, të para nëpërmjet meditimit dhe ironisë, përcillen nëpërmjet figuracioneve piktorike, herë tëgrupuara në trajtë ‘ditari’ e herë të izuluara, për të theksuar në maksimum domethënien e tyre gati ‘ikonografike’.
APNEA, mungesa e frymëmarrjes, është gjendja shpirtërore dhe fizike, e cila përjetohet nga artisti si në momentin e admirimit të një të vërtete universale që mund të të lër pa frymë,  ashtu edhe në vrojtimin e një realiteti social e kulturor ku frymëmarrja  e vërtetë shpirtërore bëhet gati e pamundur.
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?