Angelina Jolie ribashkohet me Elle Fanning në “Maleficent”

Angelina Jolie po i vë përsëri brirët e famshme. Aktorja, regjisorja dhe aktivistja 42-vjeçare është zyrtarisht në Londër duke xhiruar filmin “Maleficent 2”. Ky është vazhdimi i filmit të saj të 2014, i cili mblodhi më shumë se 750 milionë dollarë fitime në mbarë botën.

Jolie u bashkua me Elle Fanning, e cila do të luajë rolinn e saj si Princesha Aurora dhe Michelle Pfeiffer. Aktorja legjendare do t’i ribashkohet filmit si Mbretëresha Ingrith.

Chiwetel Ejiofor, Ed Skrein dhe Harris Dickinson gjithashtu do t’i bashkohen filmit, ndërsa kandidatja për çmimin Oskar Lesley Manville do të vijë përsëri në rolin e saj i Pixie Flittle.

SHKARKO APP