Anglia me Krishtlindjen më ”të bardhë” (FOTO)

Në Angli Krishtlindjet erdhën zyrtarisht me shumë dëborë, si rrallëherë më parë me reshje kaq të dendura që në fakt kanë nisur që para dy javësh.

Pjesët qendrore të vendit janë mbuluar nga bora që ra për plot dy orë dje, duke bërë kështu realitet ëndrrën e fëmijëve të vegjël. Edhe në pjesë të tjera të Skocisë, shiu u kthye në dëborë rreth natës.

Megjithatë, pavarësisht gëzimit të atyre që e duan borën, qendrat meteorologjike kanë paralajmëruar të tregohet kujdes pasi rrugët mund të zënë shtresë akulli për shkak të borës dhe temperaturave të akullta.

Edhe ditën e sotme thuhet se do bie borë për disa orë, mjaftueshëm për të zbardhur akoma më shumë vendin.

SHKARKO APP