Anija shkatërron vilën 150-vjeçare (VIDEO e Aksidentit)

Një anije-cisternë shkatërroi në mënyrë spektakolare një rezidencë luksoze në gjirin e Bosforit, në Turqi. Anija gjigante malteze “Vitaspirit” preku dhe bëri të pabanueshme vilën luksoze “Hekimbasi Salih Efendi”, në Stamboll.

Incidenti u filmua nga njerëz që ndodheshin rastësisht duke lundruar në Ngushticën e Bosforit, ku anija hyri nga Deti i Zi. Ndërsa lundronte në ngushticën që lidh Europën me Azinë, mjeti gjigant pati probleme me motorin dhe mekanizmat e drejtimit, bënë të ditur autoritetet në Stamboll.

Në pamundësi për të kontrolluar mjetin, ekuipazhi i anijes me gjatësi 225 metra, hodhi spirancën në det.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?