Anulohet koncerti i U2 në Francë

 

Koncerti i bandit të njohur muzikor U2, i planifikuar të mbahej në Paris, është anuluar për shkak të sulmeve të mbrëmshme terroriste në Paris, që kanë lënë mbi 150 qytetarë të vdekur.

Koncerti planifikohej të mbahej në fundjavë në “Bercy Arena”, që është vetëm pak kilometra larg teatrit të Bataclanit, në vendin ku u zunë peng disa qytetarë francezë, përpara se të vriteshin, transmeton KosovaPress.

Parisi është goditur nga disa sulme serike terroriste të kryera nga tetë persona, 7 prej të cilëve kanë kryer sulme vetëvrasëse, ndërsa njëri është vrarë nga Policia.

Sulmi më i madh ndodhi në sallën e koncerteve në Bataclan, ku u vranë mbi 120 persona.

SHKARKO APP