Apple ndryshon politikat e privatësisë, duke ‘thumbuar’ Google dhe Facebook për rrjedhjen e të dhënave
Apple ridizajnoi faqet në internet të politikave të saj të privatësisë, përpjekja e saj e fundit për tu dalluar nga konkurrentët e saj për shitjen e të dhënave personale.
“Në Apple, privatësia është e përfshirë në gjithçka që bëjmë,” CEO i kompanisë, Tim Cook shkroi në Tëitter duke njoftuar ndryshimet. “Ju vendosni se çfarë i ndani, si i ndani dhe me kë i ndani. Ja se si ne mbrojmë të dhënat tuaja.”
Cook i lidhur me portalin e ri të privatësisë të Apple, nënvizon mbrojtjen e përdoruesve që merr prej produkteve dhe aplikacioneve, Apple. Lista e lëvizshme dhe shumëngjyrëshe përfshin politikat për Hartat, Safarin, Portofolin dhe iMessages.
Apple është përpjekur të tregojë përkushtimin ndaj privatësisë, duke e krahasuar veten në mënyrë të favorshme me konkurrentët që përfshijnë Amazon, Facebook dhe Google, të cilat fitojnë para duke paketuar dhe shitur informacione personale për njerëzit që përdorin shërbimet e tyre.
Apple, për pjesën më të madhe, është në një linjë tjetër biznesi: ajo bën pjesën më të madhe të parave të saj duke shitur pajisje, softuer dhe shërbime për klientët e saj.
Cook më parë është shprehur për gazetaren Christiane Amanpour se ai dëshiron që qeveritë në të gjithë botën të kufizojnë sasinë që mund të mbledhin kompanitë e të dhënave nga klientët e tyre.
“Ju keni më shumë informacione në pajisjet tuaja sesa në shtëpinë tuaj”, tha Cook vitin e kaluar. “Të gjitha këto informacione që janë atje, janë me tepricë. Nuk duhet të ekzistojnë aq shumë.”
Ai ka thënë gjithashtu se privatësia është një e drejtë themelore e njeriut. Kjo është arsyeja pse, ai pretendon, Apple vendosi që mbledhja e të dhënave ishte kundër vlerave të saj dhe kompania kërkoi një model të ndryshëm biznesi për aktivitetin e tij reklamues.