Apple nxjerr në treg kufjet AirPods “Pro”, të cilat kushtojnë 250 dollarë dhe …

Apple sapo zbuloi një version të ri të kufjeve të tij pa tel, AirPods Pro të cilat kushtojnë 250 dollarë dhe dalin në shitje në 30 tetor.

Përveç një çmimi më të lartë, AirPods Pro vijnë me teknologji aktive për anulimin e zhurmës, janë rezistent ndaj ujit dhe kanë një dizajn të ri.

AirPods Pro gjithashtu u mundëson përdoruesve të bashkëveprojnë me iPhone e tyre përmes prekjes.

Kufjet tani kanë përmasa më të vogla dhe gominë që ndihmojnë kufjet të qëndrojnë në veshët tuaj.

AirPods Pro janë përfolur në mënyrë të përsëritur gjatë vitit të kaluar, dhe rindërtimi vjen pasi Apple përballet me konkurrencë në rritje në tregun e kufjeve pa tel.

SCAN

SHKARKO APP