Apple shet 130,000 iPhone 11 për një ditë
Ndërsa formacioni i iPhone 2019 është tashmë i disponueshëm në shumë tregje, vetëm prej dje, 25 tetor, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max u lansuan në Korenë e Jugut, krahas Apple Watch Series 5.
Sipas një raport që citon burimet e brendshme, Apple mund të ketë shitur rreth 130,000 iPhone, pasi ky është numri i pajisjeve që janë aktivizuar.
Rregullo ndriçimin sipas dëshirës tuaj me poçin Smart Bulb LEDs permes aplikacionit V-Tac. Të brendshmit e industrisë thanë se konsumatorët lokal ishin dukshëm të shtyer nga përgjigjet pozitive nga SH.B.A. dhe Japonia, ku iPhone 11s u lansua një muaj më herët se Koreja e Jugut, shkruan The Korea Herald.
Ndërsa kjo është padyshim një rritje e mirë – me 30 përqind përkundër performancës së ditës së parë të linjës së vitit 2018, nuk është shumë krahas Samsung Galaxy Note10, që shiti rreth 220,000 njësi në ditën e parë.