Arben Bajraktaraj nominohet për aktorin më të mirë

Arben Bajraktaraj, i cili është nominuar për aktorin më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër në festivalin “Macabre Faire Film Fest”.

Emri i filmit përkon me ngjarjen. “Lapsus” sjell një lapsus vizual për shikuesin.

Në 30 minuta, ky film trajton një ngjarje që shikuesin e vë në dyshim nëse ndodh vërtet apo është imagjinatë e personazhit kryesor, Terryt.

E Terryn e portretizon aktori i njohur shqiptar, Arben Bajraktaraj, i cili është nominuar për aktorin më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër në festivalin “Macabre Faire Film Fest”. Në këtë garë janë edhe pesë aktorë të tjerë. Bajraktaraj ka luajtur në “Mains armées”, “Man on Asphalt”, “Polisse”, “To Redemption” etj.

“Lapsus” është film i regjisorit francez, Karim Ouraet, i cili bashkë me Julien Diris ka shkruar edhe skenarin. / KultPlus.com

SHKARKO APP