“Arena Kombëtare” nis të marrë formë

Shtëpia e re e përfaqësueses shqiptare të futbollit ka nisur të marrë formë. “Arena Kombëtare” vazhdon punimet me ritëm të lartë, e nga pamjet e ofruara nga FSHF, po ngrihen tashmë tribunat dhe kulla që parashikon projekti.

Infrastruktura sportive në vend do të ketë një tjetër impiant me parametra bashkëkohorë.

Në qendër të kryeqytetit, mbi gjurmën e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, po merr jetë impianti i ri, që do të jetë në funksion të ekipeve kombëtare. Projekti, që po drejtohet nga arkitekti italian Mario Kazamonti, do të ofrojë një stadium prej 22.500 vendesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Impianti i kryeqytetit do t’u shtohet stadiumeve të tjera që presin ndeshjet e Kombëtares, “Loro Boriçi” në Shkodër, si dhe “Elbasan Arena”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?