Ariana Grande përshëndet shqiptarët

 

Deezer është i aksesueshëm nëpërmjet aplikimeve për platforma të ndryshme smartphonësh dhe tabletash, siç janë iPhone, Blackberry dhe Android. Për sistemin e operimit Android, ky shërbim është i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe. Lundrimi në Deezer nënkupton se abonentët e AMC-së mund të ndajnë listat muzikore ose të dëgjojnë muzikën e rekomanduar nga miqtë e tyre në mediat sociale, falë integrimit me Facebook. Me këtë risi AMC dëshmon edhe një herë se u paraprin zhvillimeve moderne në komunikim.

 

Ndryshe nga aplikimet e zakonshme të muzikës për smartphone apo kompjuter, Deezer bën të aksesueshëm 30 milionë këngë, mbi 30 mijë kanaleve radio, duke numëruar 12 milionë përdorues aktivë në muaj. Shërbimi i Deezer është i disponueshëm në 182 vende në mbarë botën, duke përfshirë edhe Shqipërinë falë bashkëpunimit me AMC. Të gjitha këto mund të dëgjohen në kohë reale (streaming) kudo përmes internetit të AMC 3G më të shpejtë në vend. Bashkuar kjo me ofertën më energjike të momentit Vitamina, abonentët do kenë mundësi të ndjehen të veçantë dhe të komunikojnë pa kufij.

 

AMC, si pjesë e gjigantit botëror të telekomunikacionit Deutsche Telekom kujdeset që të sjellë mundësitë më të mira të komunikimit për pajtimtarët e saj përmes produkteve dhe ofertave interesante, duke përmbushur nevojat specifike të tyre. Për të shkarkuar  dhe përdorur falas aplikacionin Deezer me paketën mujore Vitamina mund të ndiqni linkun: www.amc.al/VITAMINA

SHKARKO APP