Ariana Grande publikon këngën e re, homazh për viktimat e Mançester

Ariana Grande është kthyer me këngën e saj të pare, që nga bombardimi terrorist që vrau 22 persona gjatë koncertit të saj në Manchester Arena në maj 2017. “No Tears Left To Cry” flet për sulmin terrorist, ndërkohë që kanalizon optimizmin e koncertit të saj bamirës “One Love”, i mbajtur vetëm dy javë pas barbarizmit, raporton BBC. “Nuk më ka mbetur më lot për të qarë”, këndon Ariana Grande. “Ndaj unë po dashuroj, po jetoj, po ngrihem…”! Kënga është prodhuar nga Max Martin. Ajo transformohet nga stili i errët, me nota trishtuese në fillim, në një shpërthim, duke kombinuar vokalin emocional të yllit të muzikës me një ritëm të fuqishëm kërcimi. Në këngë Grande tregon se ka vendosur të kapërcejë frikën dhe urrejtjen “edhe kur bie shi”. Në fund të videos, një bletë, simboli i Mançesterit, fluturon drejt kamerës, si një homazh për qytetin. 24-vjeçarja ka publikuar këngën dje dhe deri tani ka arritur 4.2 milionë shikime në YouTube.

SHKARKO APP