Arjola Demiri krah Ramës: Jam lumturisht e revoltuar, më keni fyer, kërcënuar…

Aktorja me origjinë nga Tropoja, Arjola Demiri prej kohësh ka bërë të ditur se është në mbështetje të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Rama. Në një deklaratë sot Arjola ka treguar se vazhdon të jetë krah Ramës duke u shprehur se ai e do Tropojën dhe e ka dëshmuar.

“Lumturisht e revoltuar…! Nje vit me pare aspak per anesi politike dhe as si supersticioze u bashkova publikisht me Edi Ramen jo per pikpamje por per perjetimin e nje realiteti premtues ne Vendlindje e me gjere qe mbante vulen dhe kurajon ekskluzive te Edi Rames…! Me kane fyer, intimiduar e kercenuar…por besomeni se jo vetem nuk jam frikesuar e intimiduar por me kane inkurajuar.

Nuk eshte ne zakonin tim mallkimi dhe per me teper ne kete Muaj te Shenjte por nuk mund ta fsheh antipatine per ata drejtues-perfitues te Tropojes qe vulosen me turp djallezine, paaftesine dhe pabesine jo vetem ndaj Edi Rames por se pari ndaj Vendlindjes. E turpshme te shperblesh me vote politike ata qe krijuan varre dhe bukurite e shenjta te Valbones i kthyen ne biznes privat. Edi Rama mori voten e te papuneve ne Tropoje biles demokrate por firuan votat e atyre qe ju besuam…!

Megjithate ti percjellim mjeranet me postulatin e Jesus Krishtit… “Te mjeret nuk dine se ç’bejne”!
Besoni te Edi Rama..ai e don Tropojen dhe e ka deshmuar. Ata qe e keqperdoren dhe prej 8 vitesh dehen me Xhoni e tendera t’i numerojne ditet…! Po troket darka e fundit!”, është shprehur Arjola.

SHKARKO APP