Arkivi i Shtetit nis dixhitalizimin e “sekreteve” të Kishës Katolike nga shekulli XVI- XVIII

Arkivi shqiptar angazhohet për dixhitalizimin e të gjithë fondeve arkivore të Kishës Katolike në Shqipëri.

Marrëveshja është nënshkruar sot mes Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivit, Ardit Bido dhe Imzot Gjergj Metës.

Rreth 800 mije dokumente dhe dorëshkrime të shekullit të 16-18 të klerit katolik shqiptar të cilat ruhen në arkivin e shtetit do të dixhitalizohen. Dom Gjergj Meta thotë se këto dokumente do të shërbejnë për të qartësuar edhe disa data historike.

Më mire vonë se kurrë , kështu e cilëson ipeshkëvi  i Mirditës Dom Gjergj Meta dixhitalizimin dhe kthimin e dokumentave të klerit katolik të sekuestruara pas ndalimit të fese në kohë e diktaturës pikërisht ne vitin 1967.

Ajo çfarë shpëtoi pas vitit 1967 janë regjistra, pakzimi, vepra letrare të shkruara prej klerikëve, korrespondencë të cilat ruhen në arkivin e shtetit dhe tashmë do të dixhitalizohen thekson drejtori Ardit Bido.

Këto dokumente sipas Gjergj Metës do i shërbejnë studiuesve për të saktësuar edhe data historike, pasi edhe romani i parë shqiptar mban firmën e Dom Ndoc Nikës.

Procesi i dixhitalizimit do të zgjasë 2 vite një kopje digjitale do ti jepet kishës katolike ndërsa dokumentet origjinale do të ruhen në arkiv.

“Sinergjia sjell ndryshimin! Nënshkrova me Imzot Gjergj Metën, marrëveshjen për dixhitalizimin e të gjithë (!!!) fondeve arkivore të Kishës Katolike në Shqipëri, ku arkivi ofron infrastrukturën dhe Kisha Katolike ofron punonjësit e nevojshëm për të mbyllur brenda dy viteve një proces që përndryshe do të donte dekada”, shprehet përmes rrjeteve sociale kreu i Arkivës, Ardit Bido.

Arkivi i Shtetit nis dixhitalizimin e "sekreteve" te kishes katolike | ABC News Albania

SHKARKO APP