Arkivoli i një manjati mbulohet me florinj prej qindra mijëra dollarë

Një i ri në ishullin e largët Trinidadian u lag me shampanjë Moet para se të digjej pas një shërbimi funerali, ku atij i ishte hedhur në arkivol stoli ari me vlerë më shumë se 100,000 dollarë.

Sheron Sukhedo, 33 vjeç, u qëllua me armë jashtë shtëpisë së prindërve të gruas së tij në Trinidad, Tobago javën e kaluar.

Të premten, milioneri i pasurive të patundshme dhe tregtari i makinave të përdorura, u përcoll për në banesën e fundit ashtu sikurse jetoi.

Atij ju hodh në arkivol ar prej 50 mijë dollarësh dhe bizhuteri dhe stoli që thuhet se kapin vlerën e  100,000 dollarëve.

Një palë çizme Timberland u vendosën gjithashtu brenda arkivolit nga të afërmit e tij.

Trupi i babait të dy fëmijëve u shoqërua nga shërbimi i tij i varrimit në krematorium në një makinë “Bentley” prej 150,000 dollarë.

Megjithatë, stolitë besohet të jenë hequr përpara se ai të digjej.

Policia po heton një lidhje të mundshme familjare me vdekjen e Sukhedo.

Zyrtarët thanë gjithashtu se anëtarët e bandës së qytetit Rasta kishin komplotuar vrasjen e tij vite më parë – pavarësisht se Sukhedo ishte duke u mbrojtur nga një bandë rivale.

Ai thuhet se mbijetoi një tentative vrasjeje rreth dy vite më parë dhe kishte një numër oficerësh në listën e pagave të tij për ta mbrojtur atë nga armiqtë.

Dy ditë pasi Sukhedo u vra, gruaja e tij Rachel u dërgua në spital duke u trajtuar për shkak të një komplikacioni mjekësor.

SHKARKO APP