Aroma jonë tipike? Na e thotë horoskopi

Për shumë prej nesh, aroma evokon shumë fuqi. Disa aroma kanë pushtetin të na çojnë në një kohë tjetërtë jetës ose të na sjellin kujtime të lëna në harresë për një kohë të gjatë. Ndoshta nuk është çudi që zgjedhja e një arome ndonjëherë duket si diçka e vështirë; bashkë me të bëni edhe ca zgjedhje të personalitetit që nuk janë aspak të lehta. Për fat të mirë, ne mund t’ua thjeshtëzojmë këtë proces duke kërkuar ndihmën e shenjave të zodiakut. Specialisti i aromave, Michelle Gagnon nga MKB Bio Alchemy, një bioalkimist, konsulent dhe aromateapist, punon me cilësitë unike të aromave dhe tregon se si ato reflektojnë karakterin specifik të shenjave të ndryshme të zodiakut. Kjo përzgjedhje e kujdeshme, do t’ju japë fragrancën e përsosur për t’u mbajtur gjithmonë me vete dhe që s’do të mund t’ju mëriztet kurrë.

Dashi: Piperi i zi, neroli (vaj esencial i përftuar nga portokajt e Seviljes), hudhrat dhe temjani.

Demi: Mollët, dorëzonjat, manjola, trëndafilat dhe myshku.

Binakët: Bergamot, mente, livando, lemongrass dhe disa lule në formën e mini-orkideve (emri shkencor:  Lathyrus odoratus.

Gaforrja: kamomili, jasemini, limoni, zambaku, trëndafili dhe Achillea Millefolium.

Luani: borziloku, xhinxheri, lima, rozmarina dhe dëllinja.

Virgjëresha: sherebela, finoku, limoni dhe patchouli.

Peshorja: Kamomil dhe lule Narcizi.

Akrepi: Zymbyl.

Shigjetari: bergamot, karafil, limon, rozmarinë dhe shafran.

Bricjapi: Tulipanë, mimoza, temjan, lilac.

Ujori: Livandë, pishë, yll anise dhe patchouli.

Peshqit: mollë, dru sandali, jasemin, gardenia dhe vanilje.

SHKARKO APP