Arrestohet aktorja e filmave për të rritur, akuza e fortë që hodhi ndaj Trump

Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, e cila muajve të fundit tërhoqi vëmendjen e mediave, pasi deklaroi se është paguar 130 mijë dollarë për të heshtur lidhur me një raport seksual me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Ajo u arrestua këtë të mërkurë në Columbus, të Ohio, SHBA.

Lajmin e bëri publik avokati i saj, i cili duke folur për mediat tha se arrestimi u bë “me motivacion politik”.

Stormy u arrestua teksa performonte në një klub striptizmi. Ajo akuzohet se ka lejuar disa klientë që ta prekin, duke shkelur ligjet e shtetit.

Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, deklaroi në një intervistë se ka bërë seks të pambrojtur me Presidentin amerikan Donald Trump, në vitin 2006.

Daniels ka bërë kallëzim ndaj presidentit amerikan. Nga dokumentet zyrtare, rezulton se Trump, nëpërmjet avokatit të tij ka paguar 130 mijë euro, për të blerë heshtjen e gruas.

Ajo zbulon gjithashtu se është kërcënuar në vitin 2011, ku thotë se e ndiqnin.

Lidhur me shumën e parave të ofruar, Daniels deklaron, “Më bënë të kuptoja se nuk kisha zgjidhje tjetër”.

Aktorja e filmave për të rritur deklaron se seksi i pambrojtur me Trump ndodhi vetëm një herë, por shton se ai e telefononte herë pas here, shkruan noa.al. Presidenti amerikan u martua me Melania në vitin 2005, por vazhdimisht ndaj tij ka pasur akuza për ngacmim seksual.

SHKARKO APP